Shqipëria U21 zhvilloi pasditen e sotme një ndeshje miqësore ndaj moshatarëve të Bullgarisë në stadiumin “Elbasan Arena”. Shpresat fituan me rezultatin 3-1 duke konfirmuar një formë të mirë para kualifikueseve të Euro2025.
Pjesa e parë ishte fantastike, do të ishte perfekt nëse nuk do të pësonim një gol të befasishëm nga bullgarët në minutën e 24'. Stiven Shpendi dhe Arda Kurtulan janë dukshëm më të mirët e sfidës teksa shënuan dy golat e parë në minutat 10' dhe 14' me aksione fantastike, të rrjedhshëm me shumë pasime që në fund u finalizua në mënyrën më të mirë.
E dyta nisi e njëjtë, kuqezinjtë dominojmë lojën duke mbyllur bullgarët në gjysmëfushën e tyre. Djemtë e Alban Bushit do të gjenin edhe golin e tretë dhe të fundit me mesfushorin Pajaziti i cili dërgoi topin me kokë në traversë e më pas në rrjetë.
Formacioni i Shqipërisë U21:
Ndeshja LIVE në kanalin e FSHF në YouTube: