Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Shpresa të ''fikura'', kuqezinjtë e Bushit pësojnë humbjen e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shpresa të ''fikura'', kuqezinjtë e Bushit

Shqipëri U-21- Austri U-21 0-4

Eleminatorë e Europianit U21

Ndeshja: Shpresat pësojnë humbjen e radhës. Austria fiton ndeshje duke shënuar 4 gola. Dy për çdo pjesë dhe të gjitha golat janë gabime të mbrojtjes shqiptare. Kjo ishte ndeshje 4-të në grup dhe Shqipëria nuk ka marrë ende fitoren e parë.  Dy barazim dhe dy humbje për Shpresat e Alban Bushit që nuk njohin ende fitoren e parë në këtë eleminatore. Raguz në minutën e 6-të dhe Lovriç në të 9-të vendosën pjesën e parë. Në të dytën edhe pse Shqipëria po luante mirë, një gafë e Bajramaj bëri që Austria të shënonte edhe golin e 3-të. Dy minuta më vonë miqëtë shënojnë sërish me Lovriç duke shënuar kështu një poker ndaj skuadrës së Bushit.

Shqipëria U-21: Selmani, Ndrecka, Maloku, Bajrami, Shehu, Mersinaj, Muçolli, Mala, Kolaj, Broja, Ademi. Trajner: Alban Bushi.

Austria U-21: Ehman, Friedl, Danso, Maliçsek, Vober, Lovriç, Demaku, Arase, Baumgartner, Meister, Raguz.

Komenti minutë pas minute

86' Austri administron lojën, Shqipëria provon të shënoi golin e nderit.

74' Austria shënon dhe golin e 4-të. Lovrç brenda zonës e dërgon në rrjetë.

72' Gabim amator i Bajramit. Baumgartner i rrëmben topin dhe me një gjuajtje të fortë e dërgon në rrjetë.

63' Dëmtohet Mala, del jashtë, në vend të tij futet Vrioni. Ngelet për t'u parë se sa i rëndë është dëmtimi.

53' Pretendime për penallti nga ana e Shqipërisë, arbitr vendos vazhdimin e lojës.

46' Shqipëria e nis në sulm pjesën e dytë.

45' Mbyllet pjesa e parë në Durrës. Dy golat e shpejt vendosin pjesën e parë.

27' Një skemë nga goditja e këndit, Kolaj nuk godet siç duhet duke humbur një mundësi për gol.

18' Broja derpoton brenda, por topi ndalet nga portieri. Provon dhe Muçollari me një gjuajte nga jashtë zone.

9' Austria shënon dhe golin e dytë. Tjetër gabim në mbrojtje, Lovriç ndëshkon kuqezinjtë.

'6 Ndëshkohet Shqipëria U-21. Një humbje përqendrimi në mbrojtje, përfiton Raguz që përballë Selmani nuk gabon.

1' Starton ndeshje me topin që niset nga Shqipëria.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga