Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Shkëndija mposht rivalin e përjetshëm, dyshja Çinari-Dita "çmontojnë" Vardarin

Shkruar nga NEWSPORT

Janë luajtur ditën e sotme 6 ndeshje të vlefshme për javën e 21 të Superligës së Maqedonisë së Veriut. Sfida mjaft interesante, në të cilat protagonistë ishin edhe shqiptarët.

Kryendeshja e kësaj jave ishte ajo mes Shkëndijës dhe Vardarit, një sfidë që njihet për rivalitetin historik mes këtyre ekipeve. Skuadra shqiptare ia doli të fitonte me rezultatin 3-0, duke dominuar totalisht ndeshjen. Protagonist kryesor i kësaj ndeshje ishte Eraldo Çinari i cili shënoi dy gola dhe asistoi në të tretin, të cilin e shënoi Bruno Dita. Me këtë fitore, tetovarët shkojnë në kuotën e 42 pikëve, në vendin e tretë, ndërsa Vardari në vendin e 10-të me 21 pikë.

[video width="1232" height="688" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2024/03/bandicam-2024-03-03-15-59-53-644.mp4"][/video]

Gostivari gjithashtu ia doli të triumfonte 2-0 përballë Brera Strumicës. Golat për ekipin shqiptar u shënuan nga Potuk dhe Takahara. Në ndeshjet e tjera të ekipeve shqiptare, Shkupi barazoi 0-0 me Tikves dhe po me të njëjtin rezultatin përfundoi edhe ndeshja mes Sileksit dhe Strugës.

Në dy sfidat e tjera, Makedonija GP u mposht 1-2 nga Voska Sport, ndërsa Rabotnicki fitoi 2-0 ndaj Bregalnica Stip.

[caption id="attachment_726475" align="alignnone" width="659"]Tabela e klasifikimit në ligën e Maqedonisë së Veriut Tabela e klasifikimit në ligën e Maqedonisë së Veriut[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga