
Mbyllet me shifrat 1-1 takimi i parë i turit të tretë të Conference League mes Shkëndijës dhe AIK. Tetovarët arrijnë të kthehen me një barazim të vlefshëm nga Suedia largët. Shkëndija ka arritur të bëj një performancë të shkëlqyer dhe që jep shpresë për një kualifikim të mundshëm për në turin tjetër.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet me datë 11 gusht në Tetovë kundër AIK. Stafi drejtues dhe lojtarët do t’i duhet që të zhvillojnë përsëri një ndeshje po kaq të mirë dhe kësaj here me një faktor shtesë në krahun e tyre, tifozët e zjarrtë të ekipit të Shkëndijës që nuk e lanë vetëm as në këtë takim. Tashmë llogaritë janë të hapura për sfidën e kthimit.
Goli i shënuar nga Hasani:
Poll