Bledi Shkëmbi
Struga ka fituar në shtëpi përballë Shkupit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të ligës maqedonase. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Strugës, përfundoi 5-0.
Ekipi i Bledi Shkëmbit ishte dominues prej minutës së parë, duke mos u lënë asnjë mundësi bardhebluve të kryeqytetit. Golat për Strugën u shënuan nga Maleski, Shabani, Mazoulouxis dhe dy herë gjeti rrugën e rrjetës Compaore.
Kështu, Struga shkon në kuotën e 47 pikëve, në vendin e 3-të. Në krahun tjetër, zyrtarisht në krizë, Shkupi mban vendin e fundit me vetëm 1 pikë.
Poll
