Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

VIDEO/ Shkëndija “tronditet” në sekondat e fundit, tetovarët “falin” 2 pikë në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shkëndija “tronditet” në sekondat e fundit,
Shkëndija e Tetovës

Shkëndija e Tetovës ka barazuar në shtëpi përballë Brera Strumica, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të ligës maqedonase. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Tetovës, përfundoi 1-1.

Golin e parë e shënuan vendasit, në minutën e 33-të me anë të Endrit Krasniqit. Kur u mendua se gjithçka do të mbyllej me fitoren e kuqezinjve, Brera Strumica shënoi me anë të Velkoski në minutën e 95-të.

Marrë shkas nga fitorja e sotme e Vardarit në transfertë 1-0 ndaj Sileks, Shkëndija mbetet në vendin e dytë me 52 pikë, 3 më pak se Vardari.

Raste nga ndeshja Shkëndija - Brera

Poll

Lexo gjithashtu