Janë mbyllur dy ndeshjet e javës së 17-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Shkupi është “shkatërruar” nga Tikves, e humbur 0 – 6 prej bardhebluve të kryeqytetit. Në kushte të tilla, rënia e Shkupit në një ligë me poshtë është e pashmangshme.
Këtë sezon, kryeqytetasit e Maqedonis së Veriut nuk kanë asnjë fitore, e përkthyer me vetëm 1 pikë, vendi i fundit në tabelë dhe 54 gola të pësuar. Në ndeshjen tjetër mes Shkëndijës dhe Strugës, triumfuan tetovarët me shifrat 2 – 0.
Golat te kuqezinjtë u shënuan nga Spahiu dhe Ndzenue. Skudra strugane e drejtuar nga Bledi Shkëmbi kishte shansin të ngjitej në krye të renditjes, por nuk “rezistoi” dot në Tetovë. Nga krahu tjetër, Shkëndija mban vendin e 3-të me 39 pikë, 3 më pak se Vardari lider.
View this post on Instagram
