Raportimet që vijnë nga Maqedonia e Veriut janë “bombastike”. Sipas “xmksport”, bëhet me dije se dy gjigantët e Turqisë, Galatasaray dhe Fenerbahce janë të interesuar për mesfushorin shqiptar të Maqedonisë Andi Ismaili.
17-vjeçari po bën shumë mirë te ekipi i Rabotnicki dhe vlerësohet tej mase për aftësit poseduese në shpërndarjen e lojës dhe ndërtimin e aksioneve nga mbrapa.
Ismaili ka dalë nga akademia e Shkupit, ndërsa kartoni i tij sipas “Transfermarkt” arrin në 25 mijë euro, aspak keq për një 17-vjeçar, ku shumica e moshatarëve të tij nuk i adresohet fare shuma.
Shqipëria ka shansin ta marrë në “gjirin” e saj Andi Ismailin, marrë në konsideratë prejardhejn e familjes, ndërsa “konkurrenca” me Maqedoninë e Veriut pritet të jetë e “ashpër”, pasi ata e konsiderojnë si një nga talentet më të mëdha të viteve të fundit.
“Dëshmia” që interesohen Galatasaray dhe Fenerbahce është tregues se protagonisti në fjalë ka talent të madh dhe potencial për të bërë “zhurmë” në arenën evropiane.
View this post on Instagram
