Kreu i grupit Parlamentar, taulant Ball aka reaguar në rrjetet sociale për koret raciste të bëra ndaj ekipit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Saktësisht ndaj skuadrës së K.F. Bashkimi 1947, ku një grup tifozët maqedonas kanë fyer ekipin dhe stafin e skuadrës shqiptare.
“Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur dhe vritni shqiptarët”, dëgjohet të këndojnë në kor tifozët maqedonas. Një ngjarje e cila ka bërë që Balla të reagojë ashpër dhe të kërkojë një dënim shembullur ndaj fyerjeve të tilla. Madje e quan një gabim të turpshëm nëse Federata e Maqedonisë së Veriut dhe UEFA nuk do të merrnin masa mbi këtë ngjarje.
“Si dashamirës i futbollit, por dhe si një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, shpreh shqetësimin e thellë për incidentet dhe dënoj ashpërsisht fyerjet me bazë nacionaliste e rraciste kundër futbollistëve dhe stafit të K.F. Bashkimi 1947 në një ndeshje të zhvilluar dje të kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Thirrjet kundër shqiptarëve ishin shumë të rënda dhe po aq të rënda duhet të jenë masat e ndërshkimet e ndërmarra nga Federata e Futbollit në vendin fqinj. Nëse futbolli europian dhe ai botëror gjatë kësaj jave u solidarizua me futbollistin e Real Madrid Vinicius, e njëjta gjë duhet të ndodhë me djemtë e ekipit dhe stafit të K.F. Bashkimi 1947 në Maqedoninë e Veriut, por dhe nga UEFA. Do të jetë gabim i pafalshëm nëse në Maqedoninë e Veriut mbyllen sytë ndaj kësaj ngjarje!”, ka shkruar Balla.
View this post on Instagram
