Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

VIDEO/ Shkëndija e Tetovës “shkel me këmbë” ekipin anti-shqiptar të Vardarit! Goli i Latifit “çmend” rivalët, përplasje mes lojtarëve në fund të sfidës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shkëndija e Tetovës “shkel me këmbë”
Vardar - Shkëndija

Shkëndija e Tetovës ka fituar në transfertë përballë Vardarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të ligës maqedonase. Sfida përfundoi me shifrat 0-1 në favor të ekipit tetovar.

Këta të fundit e shënuan golin me anë të Liridon Latifit. Sulmuesi kuqezi e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 66-të, falë një asisti perfekt të marrë nga Besart Ibraimi. Ndërsa pas sfidës pati edhe përplasje mes lojtarëve respektivë.  

Kjo është humbja e parë për ekipin anti-shqiptar të Vardarit, të cilët mbeten në krye me 52 pikë. Në krahun tjetër, me 51 pikë të grumbulluara, Shkëndija mban vendin e dytë.

Goli i Latifit

Poll

Lexo gjithashtu