Erdon Daci vazhdon që të jetë pa ekip që prej largimit nga kazakët e Zhenis, në korrik të vitit 2025. Dëmtimi e la për shumë muaj jashtë fushave, megjithatë duke se gjithçka e ka lënë pas.
Klube nga Superiorja, por edhe nga Superliga e Kosovës nuk kanë vonuar dhe kanë nisur kontaktet e para me qendërsulmuesin 27-vjeçar. Në krahun tjetër, shkupjani shihet si “okazion” për këdo, pas eksperiencës së gjatë në futbollin evropian.
Ai e ka nisur karrierën te Vardari, teksa ka luajtur edhe me ekipe të njohura si Konyaspor në Turqi, Westerlo, Beveren dhe Deinze në Belgjikë, ndërsa aventurën e fundit e kishte në Kazakistan me Zhenis.
Në rang kombëtaresh, sulmuesi aktivizohet me Maqedoninë e Veriut, teksa në 1 ndeshje të luajtur ka edhe 1 gol. Tashmë mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën 27-vjeçari, i cili ka opsion Superioren e Shqipërisë, por edhe Kosovën.
