Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Sherr me grushte në Europa League, finalistet përcaktohen në sekondat e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sherr me grushte në Europa League, finalistet përcaktohen

Manchester United dhe Ajax janë skuadrat finaliste të Europa League. Ky është verdikti i ndeshjeve të të kthimit në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni që u zhvilluan mbrëmjen e sotme.

Manchester barazoi 1-1 ndaj Celta Vigos në Angli, ndërsa skuadrën angleze e ndihmoi fitorja 1-0 në Spanjë një javë më parë. Në " Old Trafford" ndodhin të gjitha. Në fillim shënoi Fellaini për United në minutën e 17-të, por Celta barazoi me anë të Facundo Roncaglia në minutën e 85-të.

Një gol që i shtoi shpresat ekipit spanjoll për një kualifikim të mundshëm. Por, kjo sfidë u shëmtua në minutën e 88-të, kur Bailly i Manchester United goditi me grusht Guidettin e Celtas.

Në këtë moment, ishte Roncaglia i Celta Vigos që ia ktheu mbrojtësit të Manchesterit duke e goditur me grusht. Gjyqtari kryesor ndëshkoi Baillyn dhe Roncaglian me kartonë të kuq. Deri në sekondën e fundit sfida ishte e ndezur dhe Celta kërkoi të shënonte golin e dytë dhe të fitores që do ta çonte në finale të Europa League, por pa sukses. Manchester United kaloi me vështirësi duke iu gëzuar këtij suksesi.

Ndërsa në Francë, Lyon-Ajax përfundoi 3-1 për skuadrën vendase. Një ndeshje emocionuese edhe kjo, e cila dukej e mbyllur për sa i përket kualifikimit, sepse skuadra holandeze kishte fituar në ndeshjen e parë 4-1. Por nuk rezultoi kështu, sepse Lyon pasi çoi shifrat në 3-1 kërkoi deri në sekondën e fundit golin e 4-t që do ta çonte sfidën në kohën shtesë, por pa mundur ta realizonte.

https://www.dailymotion.com/video/x5lvsou_ncbbndvcmndbc-msdncsdcsdbcjns-dbcvsj_sport

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga