
Ditën e sotme është luajtur ndeshja mes Kukësit dhe Kamzës, që ka përfunduar me rezultatin 3-2 për nënkampionët e vendit. Një prej golave për verilindorët është shënuar nga mesfushori Eduart Rroca, i cili reagon edhe në rrjetet sociale, ku shkruan se është i lumtur që ka gjetur rrjetën në këtë sfidë.
"Fitore e madhe dhe shumë i lumtur për golin tim", shkruan ish-lojtari i Luftëtarit.
Kujtojmë që 25 vjeçari është afruar nga Luftëetari në merkaton e janarit, së bashku me Vasil Shkurtajn, i cili po ashtu e ka dërguar topin në rrjetë sot, duke zhbllokuar shifrat e takimit.
Poll