
Izair Emini është lojtari i parë shqiptar që ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Ish-sulmuesi i Kukësit që tanimë luan në Kosovë për llogari të Dritës ka bërë tamponin, ku fatkeqësisht ka dalë i infektuar me Coronavirus.
Në një prononcim për Klan Kosova ai ka treguar se nuk ka asnjë shensë dhe ndihet mjaft mirë. Shpreson të jetë ndonjë gabim dhe sot do të kryejë testin e radhës për të mësuar përfundimisht është ose jo i infektuar.
“Jam mirë me shëndet, po shpresoj që është bërë ndonjë gabim, do të bëj testin përsëri nesër. Nuk kam pasur ndonjë shenjë të virusit deri më tani. Duhet të qëndroj i vet-izoluar në bazë të rekomandimeve për 14 ditë”.
Poll