Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Reali mposhtet në derbi nga Atletico, të besuarit e Ancelottit ‘përulen’ para Moratas

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Reali mposhtet në derbi nga Atletico, të besuarit e Ancelottit

Real Madrid ka humbur derbin e qytetit përballë Atleticos. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të La Liga-s, të besuarit e Ancelottit janë mposhtur me rezultatin 3-1.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Wanda Metropolitano” gjithçka fliste në favor të Atleticos. Këta të fundit kaluan në avantazh të dyfishtë pa u plotësuar 20 minutat  e para të lojës, me anë të Alvaro Moratës dhe Griezmann. Në minutën e 35-të Toni Kroos ringjalli shpresat e të tijëve duke shënuar një gol mjaft të bukur. Por me nisjen e pjesës së dytë, skuadra e Simeones i vendosi ‘kapakun’ sfidës, ku shënoi përsëri Morata në minutën e 46-të.

Një humbje që e lë Realin në vendin e 3-të me 15 pikë, teksa Atletico renditet e pesta me 10 pikë.

Morata 4'

Griezmann 18'

Kroos 35'

Morata 46'

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga