Real Madrid-Chelsea 2-0 (Benzema 21′, Asensio 74′)
Uefa Champions League, faza 1/4
Stadiumi: Santiago Bernabeu
Ka përfunduar në Bernabeu çerekfinalja e parë e Champions League mes Real Madrid dhe Chelsea. “Los Blancos” fituan me rezultatin 2-0 falë golave të Benzema dhe Asensio. Ekipi i Ancelottit shënoi nga një gol në çdo pjesë.
Reali e dominoi krejt ndeshjen dhe pati edhe mjaft raste të tjera shënimi. Chelsea e kishte të vështirë të futej në lojë, por shpesh edhe ata kishin rastet e tyre.
Në pjesën e dytë mbrojtësi i londinezëve Chillwell ua bëri më të lehtë mardilenëve pasi doli me të kuqe dhe më pas u shënua dhe goli i dytë me të sapofuturin Asensio. Me këtë fitore ekipi i Ancelottit shkon më i qetë në sfidën e dytë në “Stamford Bridge”, e cila luhet të martën e ardhshme.
Formacionet Zyrtare:
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal; Militao; Alaba; Camavinga; Valverde; Modric; Kroos; Rodrygo; Vinicius; Benzema. Trajner: Carlo Ancelotti
Chelsea (3-5-2): Kepa; Koulibaly; Thiago Silva; Fofana; Reece James; Kante; Enzo Fernandez; Kovacic; Chillwell; Sterling; Joao Felix. Trajner: Frank Lampard
Komenti minutë pas minute:
90′- Përfundon sfida në Bernabeu, 2-0 për Realin
74′- Asensio shënon golin e dytë për Realin, 2-0
63′- Aksioni i mirë për Realin, Vinicius pason për Camavingan godet por jashtë.
59;- Chillwell del me të kuqe.
49′- Modric provon dhe ai por goditja shkon ngjitur me traversën.
47′- Felix provon por goditja është pa probleme për Courtois.
46′- Starton pjesa e dytë
45′- Përfundon pjesa e parë, 1-0 për Realin.
43′- Valverde godet por është qëndrore pa probleme për Kepan.
34′- Benzema kombinon me Rodrygo, ky i fundit godet por pret Kepa.
25′- Vinicius futet në zonë, godet por ka pritur Kepa.
21′- Benzema ka shënuar, 1-0 Reali.
11′- Benzema futet në zonë kombinon me Vinicius, godet por grushton Kepa.
7′- Lojtari i Realit, Camavinga ndëshkohet me karton të verdhë.
2′- Joao Felix hyn në zonë, godet por pret Courotis
1′- Nis takimi në “Bernabeu”