
Pas golit në Kupë ndaj Dortmundit, Rashica ka arritur të shënoi dhe dy gola të tjetër në sfidën që po luhet aktualisht ndaj Augsburgit. Sulmuesi kosovar ka qenë protagonist duke shënuar dy gola që po i japin deri më tani fitoren skuadrës së tij që po triumfon me rezultatin 3-0.
Rashica shënoi golin e parë të takimit në minutën e 5-të pas një aksioni individual dërgon topin në rrjetë, ndërsa në minutën e 28-të sërish pas një aksioni personal Rashica shënon edhe golin e dytë në mënyrë spektakolare. Një formë e mirë që vazhdon të konfirmoi edhe në ndeshjen e sotme.
Poll