
Ditën e diel më datë 27 tetor u luajt sfida e Kategorisë Superiore për moshat U-17, Internacional-Shënkolli. Një ndeshje që u mbyll në barazim 1-1 me golat e e Turkaj dhe Tafa, por në fund situata agravoi në dhunë pasi në fillimi lojtarët u përplasen mes tyre dhe më vonë ishin prindërit apo edhe tifozë, pjestarë klubesh që u goditën me grushta.
Pamje më të vërtetë skandaloze për një ndeshje futbolli dhe skena dhune që nuk duhen të ndodhin në futbollin profesionit dhe aq më pak të moshat. Por në Shqipëri duket se ky fenomen po shtohet dita ditës. Ëshë e pabesueshme se çfarë ndodh në kampionatin e moshave, ku duket se askush nuk I kushton vëmdje të veçant që të parandalojnë skena të tilla. A duhet të dënohen personat që janë future në fushë duke parë ligjin e ri? A mund të fillojë një ndeshje e Kategorisë Superiore për moshat pa praninë e policisë duke parë që në rregullore duhet të jenë prezent? Pyetje të cilat duhet të marrin një përgjigje nga organet që organizojnë kampionatin pasi me të tilla skena futbolli për moshat është drejt degradimit.