
Andriy Pavelko ka dalë me një video-mesazh nga fushë beteja që po zhvillohet në Ukrainë në kuadër të luftës kundër rusëve.
Gjatë kongresit të djeshëm të FIFA-s, presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës, përmes mesazhit të tij ka kërkuar ndaljen e luftës, ndërsa i është bashkuar ushtrisë ukrainase për të dhënë ndihmën e tij.
Ai kërkon që në vendin e tij të dëgjohen këngë tifozësh dhe jo alarme sulmesh ajrore.
“Ne kemi marrë rregullisht lajme të trishtuara për vdekjen e anëtarëve të komunitetit të futbollit ukrainas. Ata janë vrarë nga raketat e agresorëve, nga një prej ushtrive më të mëdha në botë. Futbolli ka dalë në plan të dytë në vendin tonë. Ne shpresojmë të mos dëgjojmë alarme të sulmeve ajrore, por të dëgjojmë këngë tifozësh në stadiume”, tha ai.
UAF President Andriy Pavelko’s video speech at the FIFA Congress a few moments ago!
— Zorya Londonsk (@ZoryaLondonsk) March 31, 2022
Explicitly thanks UEFA President Aleksandr Ceferin for his help
Calls out RU aggression
Meanwhile suspended RFU delegates were in the hall whilst video was played in Qatar…
📹: FIFA pic.twitter.com/ZZRbHwzwMm