Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ "Poker" i Atalantës dhe Spezia, Ardian Ismajli siguron zyrtarisht qendrimin në Serie A, Gjimshiti Champiosin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ "Poker" i Atalantës dhe Spezia, Ardian Ismajli siguron

Janë luajtur ditën e sotme dy sfidat e para të javës së 37-të. Atalanta nuk ka falur dhe ka fituar 3-4 duke siguaru zyrtarisht Champions League. Zikaltërit shënuan me Zapata, Malinovksi dhe Gossens në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, Genoa reagoi duke shënuar me Shomuredov, ndërsa Pasalic e dërgoi topin në rrjetë duke i çuar shifra në 1-4. Genoa nuk u dorëzua dhe shënoi dy herë të tjera me Pandev dhe Shomuredov, ndërsa në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 3-4. Me këtë fitore, Atalanta renditet në vendin e dytë me 78 pikë, ndërsa duhet edhe një ndeshje nga mbyllja e sezonit.

Në ndeshje tjetër, Spezia me Ismajlin në fushë fitoi 4-1 në shtëpi ndaj Torinos dhe siguroi kështu zyrtarisht qendrimin në Serie A edhe për sezonin tjetër. Golat e ndeshjes u shënuan nga Saponara, Nzola x2 dhe Erlic, ndërsa për Torinon shënoi Belotti nga penallti. Pas kësaj fitore, Spezia shkon në vendin e 15 me 38 pikë, ndërsa Torino në vendin e 17-të me 35 pikë e do të luajë javën e fundit ndeshjen direkt ndaj Beneventos për qendrimin në Serie A.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga