VIDEO/ “POEZI”, faqja zyrtare e La Liga thur “elozhe” për Vedat MURIQIN
Shkruar nga NEWSPORT
Vedat Muriqi është në momentin më të mirë të karrierës së tij. Sulmuesi dardan është një titullar i padiskututeshëm me Mallorcan duke luajtur 20 ndeshje dhe duke shënuar 10 gola e 2 asiste që e mbajnë atë në vendin e katërt në renditjen e golashënuesve të La Ligas. Më mirë se ai kanë bërë vetëm dy gjigantët, Lewandowski e Benzema dhe Joselu i Espanyol.
Ditën e sotme faqja zyrtare e La Ligas i ka bërë reklamë edhe gjigantit kosovar teksa ka postuar një video të golit të tij në ndeshjen e fundit përballë Espanyol ku shkëlqeu me gol spektakolar. “Poezi, Pirati”-është mbishkrimi në video nga La Liga.