
Katër lojtarë të Sopotit janë aksidentuar pasditen e sotme (2 shtator), ku mjeti i tyre, tip "Mercedes Benz" është përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugorë Librazhd-Përrenjas, pranë fshatit Qukës, ku mjeti i lojtarëve, Ermir Lojku, Klajdi Hoxha, Funel Kushta dhe Orgest Tocka, u përplas fillimisht me një makinë, teksa më pas u ndal në mbrojtëset anësore të rrugës.
Për fatin e tyre të mirë, futbollistët janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur dhe gjetur shkakun e aksidentit, i cili besohet të jetë lagëshira e madhe në rrugë dhe shpejtësia e lartë.
Poll