
Lushnja nuk ka ndërmend të ndalet sa i takon rinovimeve. Ditën e sotme ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me një tjetër futbollit.
Erald Hyseni do të vazhdojë të jetë pjesë e lushnjarëve edhe për sezonin e ri. Futbollisti gjatë aventurës së tij 6 mujore në Lushnje ia ka dalë të bindë drejtuesit dhe stafin dhe në këtë mënyrë është konfirmuar edhe për një sezon tjetër.
“ZYRTARE!
Konfirmohet mesfushori Erald Hyseni!
KF Lushnja zyrtarizon mesfushorin nga Berati, Erald Hyseni, i cili ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin e tij në qytetin e Myzeqesë edhe për sezonin 2025/26. Pas një paraqitjeje të qëndrueshme në sezonin e kaluar, Hyseni ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës, duke i thënë sërish “po” fanellës verdhejeshile.
Një tjetër hap i rëndësishëm për konsolidimin e skuadrës dhe përgatitjen e saj drejt objektivave të sezonit të ri!”, ka shkruar klubi.
Kujtojmë se Hyseni në të kaluarën ka luajtur me disa ekipe si Egnatia, Besa, Skënderbeu, Luftëtari dhe Tomori.
View this post on Instagram