
Lushnja vazhdon të kompletohet për sezonin e ri. Fokusi kryesorë i lushnjarëve janë aktualisht lojtarët që konsiderohen të rëndësishëm për ekipin.
Kështu futbollisti i radhës që ka rivovuar kontratën është Damiano Arapi. Lojtari ka besimin e stafit dhe të drejtuesve, me palët që kanë zgjatur bashkëpunimin mes tyre edhe për 1 sezon.
“ZYRTARE | Damiano Arapi rinovon me KF Lushnjen
Mesfushori shtatlartë dhe plot talent, Damiano Arapi, ka rinovuar kontratën për sezonin 2025/26, duke konfirmuar besnikërinë e tij ndaj ekipit të qytetit të tij të lindjes.
Djali lushnjar, rritur me frymën verdhejeshile, do të vazhdojë të japë zemrën dhe shpirtin në mesfushë, aty ku çdo duel është një betejë për ngjyrat e Lushnjes.
KF.Lushnja i uron suksese @damianoarapi !”, ka theksuar Arapi.
View this post on Instagram