Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Vjen rinovimi, klubi i Kategorisë së Parë i beson përsëri trajnerit 39-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vjen rinovimi, klubi i Kategorisë së Parë i beson
Luftetari

Besmir Shabani do të vazhdojë që të jetë trajner i ekipit të Luftëtarit. Pas ngjitjes në Kategorinë e Parë, drejtuesit e klubit nga Gjirokastra kanë vendosur që të shpërblejë teknikun 39-vjeçar.

Kujtojmë se Shabani është trajner i ekipit gjirokastrit që prej korrikut të vitit 2024. Ndërkohë që lajmin për rinovimin e tij e ka bërë të ditur vetë klubi i Luftëtarit në rrjetet sociale.

Njoftimi i klubit të Luftëtarit:

AS Luftëtari ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës me trajnerin Besmir Shabani, i cili ishte një nga arkitektët e suksesit për ngjitjen e ekipit në Kategorinë e Parë.
Me një filozofi pune të qartë dhe lidership të fortë, trajneri Shabani ka udhëhequr skuadrën drejt rezultateve pozitive dhe do të vijojë ta drejtojë edhe në sezonin e ardhshëm.
Klubi ka nisur ndërkohë punën për ndërtimin e ekipit, duke rinovuar me disa nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit të kaluar.
Objektivi ynë është i qartë: Ngjitja në Superligë dhe rikthimi në elitën e futbollit shqiptar.
Falënderojmë trajnerin për besimin dhe përkushtimin e tij dhe i urojmë suksese të mëtejshme në drejtimin e ekipit tonë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga