Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Redon Danaj largohet nga Kukësi, mesfushori 24-vjeçar transferohet te klubi tjetër i Kategorisë së Parë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Redon Danaj largohet nga Kukësi, mesfushori 24-vjeçar
Redon Danaj

Redon Danaj ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij me Kukësin. Megjithatë, mesfushori 24-vjeçar do të qëndrojë në Kategorinë e Parë duke u transferuar në një tjetër klub.

Redon Danaj do të vazhdojë karrierën e tij si futbollist tek klubi i Besës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ekipi verilindor përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me Klubin e Futbollit Besa për transferimin e Redon Danajt!

Klubi falënderon Danajn për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe i uron suksese në karrierë!”, shkruan Kukësi.

Redon Danaj qëndroi me verilindorët për një sezon, duke u transferuar vjet nga Dinamo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK Kukësi (@fkkukesialbania)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga