
Para pak javësh, Gresild Lika mbylli aventurën e tij me Vorën ku u shpallën kampionë të Kategorisë së Parë. Ish-sulmuesi i Partizanit do të vazhdojë të luajë edhe sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.
Iliria ka transferuar pak më parë Gresild Likën si afrimin e fundit të klubit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Fushë-Krujës përmes një postimi ku prezantohet 27-vjeçari.
“Zyrtare | Gresild Lika te KF Iliria
KF Iliria njofton afrimin e sulmuesit Gresild Lika, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri.
Lika është një profil sulmuesi me nuhatje për golin dhe aftësi të mira teknike, që pritet të japë kontribut të menjëhershëm në fazën ofensive të ekipit.
Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën tone!”, shkruan Iliria.
View this post on Instagram