Klisman Cake është bërë protagonist në ndeshjen e luajtur mes Shkëndijës së Tetovës dhe Rabotnickit në kampionatin maqedonas. Ish-mbrojtësi i Tiranës ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e nëntë të takimit duke zhbllokuar ndeshjen. Pas një krosimi nga këndorja dhe një devijimi në zonë, 23-vjeçari u gjet i vetëm përballë portës ku nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë.
Ky është goli i tij i parë këtë sezon teksa ka lujatur 15 ndeshje dhe është një nga titullarët kryesor të tetovarëve. Ndeshja përfundoi me fitoren 3-1 të Shkëndijës që renditet në vendin e tretë me 25 pikë, tre më pak se Shkupi dhe 7 më pak se Struga kryesuese.