
KF Tirana e 19 vjeçarëve arriti të fitonte Superligën pas plot 18 vjetësh pritje. Bardheblutë pas këtij suksesi të arritur do të luajnë për herë të parë në turet e Champions League. Sezoni i ardhshëm do t’i gjejë të vegjlit e Tiranës do të përballen mes më të mirve në Europë për grupmoshat e tyre.
Ka qenë vetë klubi i parë që ka bërë të ditur lajmin. Përmes një postimi në kanalin e tyre zyrtarë Facebook, Tirana shkruan se ndihen krenarë 19 vjeçarët arritën të riktheheshin tek titulli kampion pas 18 vjetësh pritje dhe se për herë të parë të ekipi i kësaj grupmoshe ka arritur të prek turet e Champions League.
"Postimi i KF Tirana:
U-19 festoj dje titullin kampion. Kupa u ngrit në “Selman Stërmasi”.
Plot 18 vite pritje për të arritur këtë sukses dhe këtë sezon si asnjëherë tjetër grinti i skuadrës solli triumfin duke u rreshtuar mes kampionëve. Krenarë që për herë të parë ekipi U-19 prek turet e Champions League.
Behu pjesë e ligës së kampionëve përmes bardhebluve", shkruan klubi kryeqytetas.