
Ka përfunduar sfida mes Laçit dhe Partizanit në Kurbin, me rezultatin 0-3. Të kuqtë kaluan në avantazh me anë të Cardosos, në minutën e 50, ndërsa në të 83', Abdurrahimi dyfishoi shifrat. Në minutën e 85-të, Progni trefishoi shifrat për të kuqtë. Pas kësaj fitoreje , Partizani renditet në vend të 3 -të, me 45 pikë, 3 më shumë se Laçi i vendit të 4.
Takimi live:
Laçi 0-2 Partizani (Cardoso 50', Abdurrahimi 83', Progni 85')
90' Mbyllet sfida, Kamza 0-3 Partizani
85' Shënon dhe Progni për Partizanin, "shkatërrohet" Laçi në Kurbin
83' Abdurrahimi shënon një supergol për Partizanin
50' Partizani kalon në avantazh me anë të Cardosos në Laç
45' Mbyllet kështu pjesa e parë, Laçi 0-0 Partizani.
27' Kotobelli godet nga jashtë zonës, topi i tij përfundon ngjitur me shtyllën
24' Rexhinaldo humbet një shans të "artë" për Laçin, topi i goditur prej tij përfundon jashtë
20' Kalojnë 20 minuta në Laç, rezultati mbetet 0-0
15'Raste nga të dyja ekipet, por mungon ende goli në Laç
10' Laçi rrezikon me Kallakun
1' Starton sfida në Laç
Laçi: Vata, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lulaj, Eskerda, Kallaku, Shtubina, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkovic, Belica, Kotobelli, Mala, Batha, Asani ,Lucas Cardoso, Progni, Çani. Trajner: Klevis Dalipi