Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Pamje të mrekullueshme, ARENA KOMBËTARE është gati, kalon edhe testin e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Pamje të mrekullueshme, ARENA KOMBËTARE është gati,

Arena Kombëtare është gati për të pritur ndeshjen e parë, teksa të dielën do të luhet sfida e femrave, Vllaznia - Apolonia. Ky takim do të shërbejë si testuese për këtë impiant të ri në prag të ndeshjes kualifikuese të Euro 2020, Shqipëri - Francë, ku do të bëhet edhe inaugurimi i tij. Nga një video e publikuar nga ShqipStadium, shihet se gjithçka ka përfunduar. Kanë mbetur disa detaje të vogla në sheshin para stadiumit, ndërsa është kaluar me sukses edhe testi i shiut. Tapeti jeshil duket në gjendje fantastike.

Edhe pse reshjet kanë qenë të dendura, ato s'kanë ndikuar aspak në cilësinë e fushës. Prej dy vitesh kishte nisur puna për ndërtimin e këtij impianti modern, ndërsa tashmë gjithçka është gati për të pritur ndeshjen e parë zyrtare. Kostoja për ndërtimin e tij ka qenë 75 milionë euro, ndërsa interesi për të ndjekur një sfidë nga ky stadium është mjaft i madh. Kujtojmë që Vllaznia - Apolonia e vlefshme për kampionatin e femrave do të zhvillohet nesër në orën 19:00. Ndërsa takimi mes kombëtares dhe "Gjelave" të Francës do të luhet në 17 nëntor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga