
Shkëndija po luan kundër Valmieras në Letoni, ndeshjen e parë të vlefshme në turin e dytë të Conference League. Aktualisht po luhet minuta e 75’ e takimit dhe klubi shqiptar po fiton me rezultatin 1-2.
Pjesa e parë u nis me golin e Doriev për Shkëndijën, pikërisht në minutën e 9’. Në fundin e pjesës së parë, luhej minuta e 45’ kur Valmiera ekzekutoi goditjen e këndit që solli barazimin e rezultatit përkohësisht.
Në pamjet e mëposhtme mund të vëreni se topi u la jashtë vijave kufizuese para se të goditej. Kjo gjë si duket nuk u pa nga arbitri kryesor i ndeshjes sllovaku Ocenas. Si episod nuk u kontestua as nga Shkëndija.
Poll