
Fabrizio Corona tregoi një foto të Massimiliano Allegrit, trajnerit të Juventusit, teksa luante në kazino Monte Carlo. Në video-telefonatë informatori i tij shton: “Ai luante baste për Serie B”.
Fabrizio Corona kishte premtuar lajme të reja sensacionale për rastin e basteve . Në faqen e tij të lajmeve, Dillingernews, mbreti i paparacëve publikoi një video në të cilën interviston burimin e tij ku shfaqet një foto e Massimiliano Allegrit, trajnerit të Juventusit, duke luajtur në kazino .
Ishte periudha e Covid-it pasi shihet qartë sesi trajneri i bardhezinjve kishte një maskë të bardhë në fytyrë. Kazinoja në fjalë ishte ajo në Monte Carlo dhe informatori i Coronas shton detaje të tjera për Allegrin.
“Ka luajtur shumë”, thotë ai – “Në fakt, një herë fitoi 30 mijë euro dhe i dha 3000 një personi pranë tij duke thënë: ‘mbaje këtë, është fatura’ (e destinuar si fletë basti)”.
Burimi i Corona-s në video-telefonatë shton më tej: “Shoku i tij i ka luajtur fletën e basteve dhe Allegri i ka dhënë 3000 euro për koston e fletë bastit. Ai ka vënë shumë baste për Serie B nga kazino. Jam 1000 x 1000 i sigurt."