Kristjan Asllani ka dhënë një intervistë të veçantë për kanalin zyrtar të Interit. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka zbuluar detaje interesante, duke u njohur në këtë mënyrë më shumë nga tifozët zikaltër.
“Një kafe me Kristjanin”, është titulluar intervista e elbasanasit nga klubi italian. Nga filmi i preferuar, deri te lojtari me të cilin do të donte të drekonte e deri te këshillat nga shokët e skuadrës dhe prindërit. Mjaft special dhe sikurse në fushë shumë i qetë, 20-vjeçari është i sinqertë në intervistën e tij.
INTERVISTA E KRISTJAN ASLLANIT:
– Kush është filmi i preferuar?
Filmi për Francesco Tottin.
– Nëse do të zgjidhje të drekoje me një nga e shkuara apo e tashmja, kë do të zgjidhje?
Ëesley Sniejder.
– Çfarë do ta pyesje atë?
Si mund të vendoseshe aq mirë në fushën e blertë?
– Kush është superheroi yt?
Spiderman.
– Kush është superfuqia jote?
Të shënoj çdo gjuajtje.
– Ushqimi i preferuar?
Picat.
– Cila është cilësia jote më e mirë në futboll?
Luaj mirë me të dy këmbët.
– Pushimet përfekte?
Të relaksohem me prindërit e mi, pse jo dhe në Shqipëri me gjyshërit e mi.
– Ngjyra e preferuar?
Blu.
– Këshilla me rëndësishme?
E kam marrë nga Francesko Patali që jetonte në qytetin tim. Kur vij këtu më thotë të qëndroj djali që jam.
– Kush kujdeset më shumë për ty te Inter?
Daniele D’Ambrosio.
– Si?
Ai kujdeset me mua në çdo mënyrë, ndaj dua të falënderoj.
– Me kë shko më mirë te Inter?
Me Belanovën sepse ndoshta jemi edhe në të njëjtën moshë dhe kemi ardhur si të rinj në këtë skuadër.
– Ndonjë hob tjetër?
Nuk është se kam, por më pëlqen dhe regatoni.
View this post on Instagram