
Nijas Lena vijon të tregojë cilësitë e një lojtari të madh. Edhe pse në moshën 34-vjeçare, ish-mesfushori i Kukësit dhe i Teutës ka arritur të realizojë një supergol nga një distancë e konsiderueshme për llogari të ekipit të Strugës.
Ndeshja me Pelisterin ka përfunduar me rezultatin 1-1, ndërsa shtatshkurtri shënon në një largësi prej 30 metrash. Topi shkon drejt e në rrjetë duke marrë një trajektore siç ndodh në gjuajtjet e yllit Cristiano Ronaldo. Kujtojmë që Lena u përfol për të qenë pjesë e një skuadre në kampionatin shqiptar, por një gjë e tillë nuk ndodhi teksa zgjodhi të vijojë karrierën në Maqedoninë e Veriut.
Poll