Carlos Sainz është fituesi i Çmimit të Madh të Britanisë. Kjo ishte gara e 10 në Formula 1 për këtë sezon, ndërsa piloti spanjoll i Ferrarit arriti fitoren e parë në karrierë, pasi e nisi me “pole postion”.
Gara e Silverstone dhuroi mjaft emocione. Një aksident i frikshëm që përfshiu plot 5 makina ndodhi në startin e garës, fatmirësisht me të gjithë pilotët që janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Podiumi i kësaj gare u mbyll me Perez në vend të dytë dhe Hamilton në të tretin. Problemet në makinën e Verstappen bënë që ta mbyllte si vend i 7, nga i dyti që u nis. Në anën tjetër zhgënjeu Leclerc që e mbylli si vend i katër.

Vendi i parë në renditjen e përgjithshme vazhdon të mbahet nga Verstappen, ndërsa i dyti nga Perez. Red Bull kështu vazhdon dominimin dhe pas kësaj gare, si në renditjen e përgjithshme për pilotë dhe për skuderi, ndërsa ndjek Ferrari.
Aksidenti në fillim:
Mbyllja e garës: