Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Nervozizëm, raste dhe spektakël në Gjirokastër, dy gola vendosin ndeshjen mes Luftëtarit e Bylisit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nervozizëm, raste dhe spektakël në Gjirokastër, dy

Luftëtari-Bylis 1-1

Ndeshja: Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Lufëtarit e Bylisit. Një ndeshje me shumë emocione dhe raste nga të dyja ekipet. Një gol i Akçës në fillim të pjesës së  dytë dhe portieri Hidi nga penalltia vendosin këtë 90 minutësh. Të dyja skuadrat shpërdoruar raste pa fund nga të dyja ekipet, por që në fund të ndeshjes ekipet ndan nga 1 pikë. Më këtë barazim Luftëtari shkon në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Bylis 13 pikë.

Java e 8-të e Kategorisë Superiore

Ora 14:00 (Stadiumi Luftëtari)

Gjyqtarë: Enea Jorgji

Luftëtar: Qyrani, Prikas, Demo, Isufi, Lala, Rapo, Acka, Vyent, Dushkaj, Renja, Fili.

Bylis: Hidi, Peposhi, Janku, Goxha, Ymeraliaj, Bajramaj, Mëllugja, Murataj, Qardaku, Guindo, Ntepe.

Komenti minutë pas minute

90' Mbyllet në barazim ndeshja.

89' Nervozizë, nga trajneri Marantas. Trajneri i Luftëtarit kapet me gjyqtarin e 4-të për shkak të zëvendësimit.

88' Ujka provon me një gjuajte, por ndalet nga portieri.

86' Bylis kërkon golin e fitores, Murataj provon nga distanca, por topi përfundon jashtë.

75' Penallti për Bylisin, Açka pengon Goxhaj dhe për Jorgjin është penallti. Protesta nga stafi vendase dhe Jorgji nxjerr me të kuq ndihmësin e trajnerit Marantas. Hidi godet saktë dhe barazon ndeshjen.

62' Açka godet me kokë dërgon topin në rrjetë.

61' Fili tenton të futet brenda zonës, ndalet nga Janku.

47' Bylis e nis menjëherë në sulm, Celis e Murataj pranë golit.

46' Nis pjesa e dytë.

45+4' Mbyllet pjesa e parë.

49' Mundësi e "artë", Luftëtari nuk shënon me portën bosh, Goxhaj largon në vijë fatale. Bylis niset në kundërsulm dhe Celis ndalet nga portieri vendas.

42' Gabim në mbrojtjen e Bylisit, Vyent nuk përfiton siç duhet dhe nuk godet mirë.

38' Tjetër mundësi e mirë për Luftëtarin, Fili godet keq brenda zonës.

34' Demo godet me kokë, ndalet nga Hidi.

28' Luftëtari pranë golit, Vyent nuk godet siç duhet dhe ndalet nga Ymeraliaj.

15' Bylis sërish pranë golit, Ntepe me gjoks brenda zonës godet shtyllën.

7' Faull për Bylisin, Ntepe godet traversën. Guindo lë fushën e lojës i dëmtuar, në vend të tij futet Celis.

1' Starton sfida në Gjirokastër me topin e parë që shkelmohet nga Luftëtari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga