
Eros Grezda u ka dhënë fund spekulimeve se mund të largohet në merkaton e janarit pas paraqitjeve zhgënjyese që po bën me Glasgoë Rangersim dhe kritikat e mëdha që ka marrë nga tifozët. Në një intervistë të shkurtër për faqen zyrtare të klubit, anësori 23-vjeçari deklaroi se pëlqen mënyrën e jetesës dhe gatimet karakteristike të skocezëve.
"Mua më pëlqen gjithçka që është këtu, duke nisur nga klubi, stafi, lojtarët, tifozët dhe qyteti. Jam vërtet shumë i lumtur dhe i kënaqur që jam pjesë e Rangersit. Ushqimi dhe restorantet gjithashtu janë një pjesë tjetër që veçoj dhe më pëlqejnë këtu. E vetmja gjë që nuk është e mirë për mua, janë kushtet atmosferike. Megjithatë po fillojmë të mësohem edhe me to", deklaroi futbollisti i Kombëtares.
Grezda e mbyll këtë sezon me supersfidën "Old Firm" kundër Celtic, e konsideruar një nga rivalitetet më të mëdha të futbollit. Kjo ndeshje do të vendosë dhe kampionin e dimrit, pasi ekipet ndahen vetëm me një pikë (Celtic 40, Ranger 39).
https://youtu.be/ylUEbLw5poE