
Napoli ka bërë një hap fals në Seria A ditën e sotme ndaj Bolonjës, teksa ka humbur me rezultatin 1-2. Ekipi i Ançelotit kaloi i pari në avantazh në minutën e 41 të pjesës së parë me Llorente, por Bolonja përmbysi çdo gjë në të dytën me Olsen dhe Sansone. Në minutën e fundit të ndeshjes Llorente realizoi golin e baraspeshës por arbitri i ndeshjes e anulloi për pozicon jashtë loje, pasi u konsultua me VAR, për pozicon jashtë loje.
Të kaltërit problemet e brendshme në klub, duket se i pasqyrojnë edhe në fushën e blertë teksa kanë më shumë se 5 javë pa fituar dhe ndodhen jashtë zonës së Europës. Pas kësaj humbje vendi i trajnerit Ançeloti është në dyshim për të ardhmen.
Poll