
Milan dhe Napoli u përballen për sfidën e vlefshmë të javës së 7 në Serie A. Takimi u mbyll me shifrat 1-2 në favor të miqve nga Napoli duke i sjellë kështu dhe humbjen e parë kuqezinjve për këtë kampionat. Të besuarit e Piolit nuk gjetën për asnjë moment avantazhin në këtë takim dhe pse rastet nuk munguan.
Pas përfundimit me rrejta të parekura në 45 minutat e para, Napoli ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 55 me Politanon. Nuk ka zgjatur shumë festa e miqve ku Giroud ka sjell barazpeshën në minutën e 69. Simeone bën të pavlefshëm golin e Giroud duke shënuar me kokë golin e dytë për Napolin në minutën e 77, vetëm 8 minuta pas golit të barazimit.
Napoli kryeson renditjen e Serie A bashkë më Atalantën që numërojnë 17 pikë pas 7 javësh kampionat.
Golat e takimit:
Goli i Simeone:
Goli i Giroud:
Goli i Politano: