Milot Rashica ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës ditën e sotme. Sulmuesi dardan shënoi në minutën e 90-të golin e dytë për të tijët.
Por kjo nuk shmangu humbjen që Besiktas mori 4-2 përballë Adana Demirspor. Për Rashicën ky është goli i dytë me fanellën e Besiktas, teksa numëron edhe dy asistime.
Një formë e mirë e sulmuesit që gëzon jo vetëm ekipin turk, por edhe Kosovën pasi jemi pranë ndeshjeve për eliminatoret e EURO 2024.
Poll