
Milot Rashica është rikthyer te rruga e rrjetës teksa ka shënuar një gol në ndeshjen që Besiktas po zhvillon ndaj Rizespor në transfertë në kuadër të Superligës turke. Sulmuesi dardan e nisi si titullar sfidën dhe iu deshën vetëm 4 minuta për të zhbllokuar rezultatin.
Një supergol nga anësori që merr një top jashtë zone dhe kthehet mirë duke i krijuar hapsire vetes së tij për të shënuar një supergol me të majtën.
Ky është goli i tij i tretë këtë sezon në 19 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.
Goli i Rashicës: VIDEO
Poll