Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Milani ‘fluturon’ me Loftus-Cheek e Leao, “Djalli” merr fitoren e 6-të rradhazi dhe ‘blindon’ vendin e dytë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Milani ‘fluturon’ me Loftus-Cheek e Leao,

Fiorentina 1-2 Milan

(Duncan 50' / Loftus-Cheek 47', Leao 53')

Milan mposht Fiorentinën në Artemio Franchi dhe konfirmon formën fantastike.

Kuqezinjtë fituan me rezultatin 1-2 me golat e Loftus-Cheek dhe Rafael Leao. Mesfushori zhbllokoi rezultatin në fillim të pjesës së dytë, por 3 minuta më vonë u barazuan nga ‘Violët’. Megjithatë, disa çaste më vonë, Rafael Leao do të shpërthente  duke dribluar edhe portierin për të rikthyer epërsinë.

Milani merr fitoren e 6-të rradhazi në të gjitha garat dhe blindon vendin e dytë duke shkuar 6 pikë mbi Juventusin. Ndërsa, Fiorentina mbetet me 43 pikë në vendin e 10-të.

Formacionet zyrtare:

Fiorentina (4-2-3-1): Terracciano; Dodo, Milenkoviç, Martinez Quarta, Biraghi; Mandragora, Duncan; Ikone, Beltran, Kouame; Belotti. Trajner: Italiano

Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Thiaw, Tomori, Florenzi; Bennacer, Reijnders; Chukwueze, Loftus Cheek, Leao; Giroud. Trajner: Pioli.

Komenti minutë pas minute:

90+7' Përfundon ndeshja.

76' Pulisic shënon golin e tretë, por anullohet për pozicion jashtë loje (VIDEO)

72' Maignan bën heroin, superpritje e gardianit të Milanit i cili i ndal festën Fiorentinës. (VIDEO)

61' Top i kthyer pas dhe Florenzi me një predhë fluturimthi, por Terraciano bën shpëtimtarin duke devijuar sferën.

53' GOL! Çmenduri në "Artemio Franchi", Rafael Leao rikthen në epërsi Milanin me një supergol (VIDEO)

50' GOL! Zgjat pak festa kuqezi, Duncan rikthen baraspeshën (VIDEO)

47' GOL! Loftus-Cheek e ka të thjeshtë ta dërgojë topin në rrjetë. (VIDEO)

46' Nis pjesa e dytë.

45+1' Mbyllet pjesa e parë.

32' Reijnders nxjerr Leaon para porte, sulmues godet nga këndi shumë i ngushtë dhe bllokohet prej portierit. (VIDEO)

28' Tjetër gabim nga mbrojtja e Milanit. Thiaw humbet topin që shkon në këmbët e Belotti. Gjuajtja e tij bllokohet me trup nga Tomori. (VIDEO)

27' Tomori del huq, Ikone nxjerr Belottin të vetëm para portierit, por Maignan shpëton Milanin nga goli (VIDEO)

17' Leao nuk u beson syve, Milanit i 'hiqet' goli për punë centimetrash (VIDEO)

12' Leao driblon nga krahu i majtë dhe godet lehtë brenda zonës, topi shkon jashtë.

5' Chukwueze pason për Giroud i cili gjuan me të parën, por qendrore për portierin Terraciano.

1' Fillon ndeshja, ekipet duan fitoren.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga