12:30 / Napoli 6 – 0 Fiorentina (Insigne 5′, 72′, Demme 36′, Lozano 38′, Zielinski 45′, Politano 89′ )
Napoli ka mundur 6-0 Fiorentinën në ndeshjen e javës së 17 në Serie A. Në “Diego Armando Maradona Stadium” të besuarit e Gatussos nuk kanë lënë vend për diskutim, teksa pjesën e parë e kanë mbyllur në shifrat 4-0.
Me Hysaj që ishte nga minuta e parë në fushë, napoletanët do shënonin qysh në në 5 minutë me Insignen. Minutat e 36 dhe 38 ishin fatale për miqtë, që pësuan dy gola nga Demme dhe Lozano.
Pjesa e parë do mbyllej pas golit të Zielinskit në limite. Ka qenë sërish Insigne që me penallti në të 72 minutë do çonte shifrat në 5-0. Në fund edhe goli I Politanos për festën e vendasve.
Kjo humbje nuk ndodhte prej sezonit 2015 për Fiorentinën, që asokohe mundej në Artemio Franchi nga Juventusi. Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e tretë pas 17 javëve të zhvilluara.
VIDEO:
89′ Politano shënon golin e gjashtë.
72′ Insigne shënon golin e pestë për Napolin dhe të dytin personal nga pika e penalltisë.
45′ Zielinsi nga distanca çon shifrat në 4-0.
38′ Lozano shënon golin e tretë.
36′ Demme çon shifrat në 2-0.
5′ Insigne zhbllokon ndeshjen dhe kalon shumë shpejt në avantazh Napolin.
Formacionet zyrtare:
Napoli (4-2-3-1): Ospina, Hysaj, Manolas, Koulibaly, Mario Rui, Demme, Bakayoko, Lozano, Zielinski, Insigne, Petagna
Fiorentina (3-4-3): Dragoëski; Igor, Milenkovic, Pezzella; Venuti, Amrabat, Castrovilli, Biraghi; Ribéry, Vlahovic, Callejon