Pjesa e parë ndërmjet Vllaznisë dhe Laçit është mbyllur me rezultatin 1-1. Të parët që kanë kaluar në avantazh ishin vendasit me Ndriçim Shtubinën, i cili godet saktë me kokë në portën e Selmanit. Një ndeshje e mirë nga të besuarit e Cungut, të cilët befasohen në minutën e 23-të.
Toski në një goditje dënimi pa shumë pretendime e çon topin në rrjetën shkodrane, duke befasuar të gjithë të pranishmit në Reshit Rusi. Kurbinasit kishin gjashtë javë pa shënuar, por e "bënë sefte" sot me një supergol në portën shkodrane, pikërisht në javën e shtatë.
Kështu mbyllet ky fraksion i parë loje dhe skuadrat i drejtohen dhomave të zhveshjes. Pas 15 minutash do të rikthehen në fushë për të luajtur pjesën e dytë të takimit ku do të vendoset edhe rezultati përfundimtar.
