
Ka përfunduar supersfida e kësaj jave në Premier League midis Manchester Cityt dhe Manchester United me fitoren e këtyre të fundit, 1-2.
"Djajtë e kuq" të drejtuar nga Solskjaer bëjnë gjithçka mirë në pjesën e parë duke shënuar dy herë ndaj kundërshtarëve të tyre, me anë të Rashford dhe Martial. Dy gola të shpejtë që e shtangën Cityn e Guardiolës duke I lënë pak vend për të reaguar.
Pjesa e dytë nis më e vrullshme, me Cityn që qarkullon topin por golin e parë e gjenë në minutën e 85, me Otamendin I cili pas një goditje këndi, godet fuqishëm duke mposhtur De Gean. 5 minutat e fundit janë kthyer në "ferr" për Manchester United, të cilën ia kanë dal me sukses të mbrojnë rezultatin deri në fërshëllimën e arbitrit.