VIDEO/ Marcus THURAM i jep lamtumirë Monchengladbach, pritet zyrtarizimi tek Interi
Shkruar nga NEWSPORT
Marcus Thuram ka qenë një nga futbollistët në qëndër të vëmëndjes në këtë merkato. 25-vjeçari kërkohej nga skuadra si Paris Saint-Germain por edhe Interi. Dëshira e futbollistit është të luaj për zikaltërit dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë lojtari.
Tashmë duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe se mungon vetëm zyrtarizimi. Ditën e sotme në rrjet ka dalë edhe video përshëndetëse që futbollisti ka bër për ish-skuadrën e tij, nesë mund ta quajmë kështu.
Kujtojmë që Thuram zhvilloi plot 33 ndeshje këtë sezon me Borussia Mönchengladbach. Sulmuesi arriti të gjente rrugën e rrjetës dhe të shënonte plot 13 gola për skuadrën e tij. Ai gjithashtu asistojë edhe 4 herë për shokët e skuadrës.