Liverpul-Çelsi 2-2
Liverpul fiton finalen e Superkupës ndaj Çelsit. Ndeshja u mbyll në barazim 2-2 dhe të dyja e ekipet u drejtuan penalltive. Në fund ishin "Blutë e Londrës" që gabuan nga penalltitët. Sulmuesi i ri Abraham gaboi penalltinë finale duke bërë kështu që Liverpul të fitoi Superkuën e Europës.
Nuk ka fitues në finalen e Superkupës. Edhe shtesa mes dy skuadrave është mbyllur në barazim. Një gol i Mane dhe më pas Jorginho me penallti bënë që ndeshje të mbyllet 2-2. Tashmë fituesja do të vendoset nga penalltitë.
Çelsi barazon ndeshjen 5 minuta më vonë me anë të Jorginho nga penalltia.
Liverpul përmbys gjithçka. Është sërish Mane autori i golit dhe sërish Firmino ai që asisiton. Në minutën e 96-të të shtesës së parë sulmuesi dërgon topin në rrjetë duke kaluar në avatazh skuadrën e tij.
Mbyllet ndeshja mes Liverpul dhe Çelsit në barazim 1-1. Finalja e Superkupës nuk prodhon fitues dhe në këtë mënyrë të dy skuadrat u drejtohet shtesës për të përcaktuar fituesin. Giroud ishte autori i golit në pjesën e parë, ndërsa Mane barazoi ndeshjen që në fillim të pjesës së dytë. Një lojë e mirë nga skuadra Lampard pasi janë anulluar dy gola për pozicion jashtë loje.
Pjesa e dytë nis me gol mes Çelsit dhe Liverpul. Mane pas një pasim nga Firmino dërgon topin në rrjetë. Skuadra e Klopp reagon shumë shpejt që në filimin e pjesë së dytë.
Minuta e 36-të e Superkupës, zhbllokohet ndeshja. Giroud pas një asist fantastik nga Pulisic mposht portierin e Liverpul. Një gol që surprizon jo pak skuadrën e Klopp.
Fituesja e Champions League dhe ajo e Europa League përballen mes tyre për të ngritur lart trofeun për ekipin më të mirë të Europës. Livepul vjen në këtë takim pas fitores në ndeshjen e parë në kampionat, ndërsa Çelsi nga humbja e rëndë nga Manchester United.
Jurgen Klopp nuk do të ketë në dispozicion portierin Alisson, ndërsa ka lënë në stol Firminon dhe Alexandër-Arnold, dy nga titullarët kyç. Nga ana tjetër Lampard kërkon trofeun e parë si trajneri i Çelsit dhe ka hedhur në fushë 11-shen më të mirë.
