
Lionel Messi
Ditën e djeshme, Inter Miami u eliminua nga Botërori i Klubeve nga Paris Saint Germain. Lionel Messi me shokë u mposhtën me rezultatin e thellë 4-0 nga kampionët e Europës.
E ardhmja e yllit argjentinas është në dyshim, pasi kontrata e tij përfundon në fund të vitit 2025. Drejtori i komunikimit për MLS-bë, Mahonry Mendoza foli për situatën e Messit.
“Kontrata e tij skadon në fund të sezonit, por e ardhmja e tij do të vendoset së bashku me menaxherët e Inter Miamit. Jorge Mas, bashkëpronar i klubit, më tha se është optimist për të rinovuar me Messin deri në vitin 2026”, u shpreh Mendoza.
Poll