Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

EURO U-21/ Gjermania e Weiper nuk ia del, Anglia shpallet kampione e Europës

Shkruar nga NEWSPORT
EURO U-21/ Gjermania e Weiper nuk ia del, Anglia shpallet kampione e
Kombëtarja e Anglisë U-21

Kombëtarja e Anglisë U-21 është shpallur kampione e Europës mbrëmjen e sotme. “Tre Luanët” e moshave kanë arritur të mposhtin Gjermaninë me shifrat 3-2, ku për këta të fundit shqiptari Weiper bëri paraqitje mjaft të mirë, por pa fat.

Ekipi britanik e nisi përballjen në mënyrë të shkëlqyer duke arritur të shënojë dy gola brenda 25 minutash. Fillimisht Harvey Elliot i dha Anglisë avantazhin, ndërsa golin e dytë Hutchinson.

Megjithatë, Gjermania arriti të reagojë në mënyrën më të mirë me shqiptarin Weiper që shënoi në fundin e pjesës së parë. Ndërsa në të dytën Nebel barazoi për “pancerat”. Goli që vulosi triumfin e Anglisë u shënua në kohën shtesë nga Rowe.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga